October 2, 2025
1 min read

Vuçiq takohet me Merz në Kopenhagë, thotë se diskutoi edhe për “stabilitetin rajonal”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka zhvilluar “një takim konstruktiv dhe shumë domethënës” me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Kopenhagë ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian.

Ai tha se me Merz ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe të vendit të tij dhe Gjermanisë, bashkëpunimin ekonomik dhe “stabilitetin rajonal”.

“Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi pikat kryesore të agjendës së Samitit të Komunitetit Politik Europian dhe diskutuam tema prioritare si intensifikimi i dialogut dhe përpjekjeve diplomatike të të gjithë aktorëve të rëndësishëm në skenën politike ndërkombëtare me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat aktuale”.

Vuçiq tha se vendi i tij e vlerëson shumë bashkëpunimin me Gjermaninë, me një angazhim për dialog të hapur dhe projekte të përbashkëta që krijojnë përfitime reale për qytetarët e të dy vendeve. Përsërita se një qasje e unifikuar dhe mbështetja e ndërsjellë mund të forcojnë më tej stabilitetin e rajonit dhe të përshpejtojnë reformat e nevojshme. Theksova se Serbia mbetet e përkushtuar për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, si dhe për hapat konkretë që do të ndërmarrim për të përmirësuar partneritetin tonë”, ka shkruar Vuçiq.

Në Kopehagë janë mbledhur udhëheqësit e vendeve të Europës dhe nga Kosova atje po qëndron presidentja Vjosa Osmani.

Latest from Blog

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

Ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë për vizitë në Kosovë sot dhe nesër. Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim sa i përket lëvizjes së eskortës së diplomatit

E tmerrshme: Djali rrah nënën në Prishtinë

Një rast i rëndë është shënuar të hënën në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj, me ç’rast e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. “Është
Go toTop