Gazetari Arientin Abdyli ka folur rreth deklaratave të ministrave serbë, lidhur me një arrestim të mundshëm të presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiqit.
Në emisionin “Kosova Today”, Abdyli tha se ish-kryeministrja serbe ka deklaruar se nuk takohet me liderët e opozitës në Serbi, pasi kanë shprehur dëshirën që Vuçiqi të arrestohet njëjtë sikur presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
“Mediat në Serbi janë duke u marrë shumë me këtë çështjen e Maduros. (Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana) Bërnabiq deklaroi se nuk takohet me opozitën sepse sipas saj, ata po kanë qejf Vuçiqi me u arrestu si Maduro. Çka nëse ndodh? Ndodh! Krahasimi është si i njëjtë”, u shpreh Abdyli.