Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, propozoi deputetin serb Nenad Rashiq për postin e nënkryetarit të Kuvendit.
Pro kandidaturës së tij votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së, ndërsa PDK abstenoi.
“71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime”, njoftoi Basha pas votimit, duke konfirmuar se me këtë veprim, Kuvendi është konstituar plotësisht.