March 4, 2026
1 min read

VV i ofron Osmanit nënshkrimet, presidentja i refuzon!

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka nisur konferencën për media, pasi kjo parti njoftoi se e kanë propozuar Glauk Konjufcën për postin e presidentit.

Nagavci njoftoi se i kanë ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e saj, po presidentja aktuale e ka refuzuar ofertën, raporton Klankosova.tv

“Si Lëvizje, i kemi ofruar edhe Presidentes Osmani nënshkrimet për kandidaturën e saj, edhe pse nga ajo që e dimë asnjë subjekt politik nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe madje kemi pasur deklarata të subjekteve politike për mos mbështetjen e Osmanit. Meqë Osmani nuk e ka pranuar këtë ofertë, duke marrë parasysh edhe dinamikat aktuale deri nesër për të zgjedhur presidenten, ne si LVV kemi qenë të gatshëm dhe jemi të gatshëm të ofrojmë nënshkrime edhe për subjekte të tjera, për të ofruar kandidatura potenciale.” – tha Nagavci.

Latest from Blog

Go toTop