August 15, 2026
1 min read

Xhemaili reagon pas ofendimeve ndaj Ardian Gjinit: “Turp për këtë gjuhë vëllavrasëse”

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas një ofendimi të rëndë drejtuar kryetarit të kësaj partie, Ardian Gjini, lidhur me refuzimin e tij për të marrë pjesë në një takim me Albulena Haxhiun.

Xhemaili e ka cilësuar gjuhën e përdorur ditët e fundit si të rrezikshme dhe të papranueshme, duke thënë se ajo po nxit përçarje në shoqëri.

“Turp dhe marre për këtë gjuhë vëllavrasëse që po mbillet qëllimisht ditët e fundit!”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur edhe kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt dhe sulmet verbale ndaj Time Kadrijajt, duke thënë se tash po tentohet të njolloset edhe Ardian Gjini.

“Kush jeni ju që etiketoni si tradhtar një njeri që ka kapur armën për lirinë e Kosovës?”, ka deklaruar Xhemaili.

Ai ka rikujtuar se Gjini ka qenë pjesëtar i UÇK-së së bashku me vëllain e tij, ndërsa ka dënuar sulmet ndaj ish-luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe komandantëve për shkak të qëndrimeve të tyre politike.

Sipas Xhemailit, një gjuhë e tillë është “e rrezikshme dhe thjesht e neveritshme”.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop