August 7, 2026
1 min read

Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet një person

Një 55-vjeçar është arrestuar në Pukë, nën dyshimin se ka kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis në fshatin Arst.

Gjatë një operacioni policor u zbuluan 130 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale.

Për rastin është proceduar penalisht edhe kryeplaku i fshatit, 60 vjeç, nën dyshimin për shpërdorim detyre.

Policia bëri të ditur se operacioni u zhvillua pas kontrolleve dhe hetimeve për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Latest from Blog

Go toTop