Sot në ambientet e FFK-së është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.
Llapi dhe Ferizaj do të kërkojnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Nga ana tjetër Ballkani pritet të jetë favorit ndaj Dukagjinit, por sfidat e Kupës shpesh rezervojnë surpriza.
Të gjitha skuadrat po përgatiten për ndeshjet vendimtare, ndërsa tifozët presin me padurim spektaklin dhe emocione të forta në fushë. Fituesit e këtyre gjysmëfinaleve do të takohen në finalen që do të vendosë kampionin e Kupës së Kosovës.
Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të keni mundësi t’i përcillni direkt në kanalet Sport të platformës, Artmotion.