March 17, 2026
1 min read

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, në pranga dy braziliane

Policia e Shqipërisë ka arritur të lokalizojë një “fole” prostitucioni në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, u zbulua se në lagjen nr. 13, Durrës, në një ambient të marrë me qira po ushtrohej prostitucion.

Tutje, bëhet e ditur se dy shtetase të Brazilit janë proceduar penalisht, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel.

Po ashtu, u procedua penalisht për fshehje të të ardhurave, administratori i hotelit ku u kap njëra nga shtetaset braziliane.

Ndër të tjera, tetë persona të tjerë, shtetas të Shqipërisë, u proceduan penalisht, ndërsa dy gra u shpallën në kërkim. Njëra prej tyre dyshohet se kishte marrë me qira ambientin ku ushtrohej prostitucioni dhe tjetra që dyshohet se e ka ushtruar këtë veprimtari më parë, në këtë ambient.

Policia ka sekuestruar edhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta.

Latest from Blog

Go toTop