by
June 22, 2026
1 min read

Zbulohet identiteti i eskortës bjonde në burgun e Peqinit, dyshohet se takoi 2 të dënuar

Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i cili u denoncua në publik nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Rasti i hyrje-daljeve të vajzave në burgun e Peqinit, tashmë prej 1 viti po ndiqet nga prokuroria e Elbasanit, e cila ka marrë regjistrat dhe sekuestruar pamjet filmike dhe një sërë dokumentash të tjera.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burimeve në burg dhe prokurorisë së Elbasanit se vajza bjonde që ka hyrë në burgun e Peqinit, është A.M.

Ajo mësohet të ketë hyrë në burgun e Peqinit në muajin Prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Drejtoria e Inspektimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka arritur të evidentojë rastin në fjalë dhe t’ia referojë çështjen prokurorisë së Elbasanit.

Njëherësh është zbuluar dhe personi që ka bërë videon në ambientet e brendshme të Burgut, teksa shihet A.M, e veshur me një fustan të zi, duke u shoqëruar nga një punonjëse policie.

Personi që ka realizuar videon dhe më pas e ka shperndarë, është një punonjëse edukatore sociale në burgun e Peqinit, ndaj të cilës kanë nisur procedurat e masës disiplinore.

Hetimet për këte rast vijojnë, pasi ka dyshime dhe indicia se A.M në ditë të ndryshme ka marë takim me të dënuarit me inicialet L.D dhe R.Rr., që ndodhen të izoluar në burgun e Peqinit.

Depërtimi në ambientet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë në Peqin, i vajzave të shoëbiz dhe pa asnjë lidhje familjare me të dënuarit, u kthye në një shqetësim serioz gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025.

Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të Shoë Bizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Latest from Blog

Go toTop