October 13, 2025
1 min read

Zbulohet mall i padeklaruar mbi 20 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë fundjavës, oficerët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës kanë zbuluar tri raste të ndara të tentim-importit të mallrave të padeklaruara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Përmes pajisjeve moderne X-Ray, doganierët, siç thuhet, identifikuan pajisje teknologjike si Apple 17 Pro dhe Pro Max, Mac Mini me M4 chip, kamera MXBRIO 4K, altoparlantë Sonos ERA100 dhe disqe WD Black 4TB, si dhe medikamente për trajtimin e sëmundjeve të rënda, të cilat tentonin të futeshin në Kosovë pa dokumentacionin ligjor.

Vlera totale e mallrave të ndaluara, sipas Doganës,  kap vlerën mbi 20 mijë euro, raporton Klankosova.tv.

Kundër personave të përfshirë janë “iniciuar procedurat kundërvajtëse sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës, ndërsa mallrat mbahen nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e procedurave”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Latest from Blog

62% e beqarëve në Austri jetojnë vetëm

Një anketë e Parship tregon se 62% e beqarëve austriakë jetojnë vetëm, ndërsa gati gjysma e tyre nën moshën 30 vjeç ende jetojnë me prindërit dhe 17% kanë vështirësi me qiranë. Sipas
Go toTop