November 27, 2025
1 min read

Zbulohet pllaka e UÇK-së në Malishevë, në shtëpinë ku vepruan Thaçi dhe Veseli

Në “Ditën e Forcës” dhe në prag të 28 Nëntorit, në Malishevë sot është zbuluar pllaka e UÇK-së në shtëpinë ku, gjatë viteve 1993–1997, vepruan Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, brenda së cilës u morën vendime që hapën rrugën e lirisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka ndarë edhe fotografi nga ngjarja.

Në odën e mbushur me burra te familja Mazreku, të pranishëm ishin edhe vëllezërit e Thaçit dhe Veselit.

“Në Ditën e Ushtrisë së Kosovë dhe në prag të 28 Nëntorit, zbuluam pllakën në shtëpinë ku në vitet ’93 deri ’97 vepruan Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe ku u morën vendime që hapën rrugën e lirisë. Së bashku me vëllezërit e Hashimit dhe Kadrisë dhe me miqtë Nait Hasani e Nuri Bexheti, ishim në familjen Mazreku në Malishevë”, ka shkruar Hoxhaj.

May be an image of monument and text that says 'CK K SUST CIT X LIRIMTARE MTAR t shtepi nga viti 1993-1997, 1997, qendruan dhe 1993- vepruan krerët e ilegales UCK UÇK-sẽ Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashk këpuntoret e tyre Nga ketu u moren vendime e rendesishme per kombin OVL OVL-UÇK-sẽ UÇK-sẽ Dega Malisheve 28 Nentor 2025 Malisheve SO 1000 유유합(마5'

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop