January 29, 2026
1 min read

Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit Ilir Mërturi, Kurti: Amanet për brezat që do të vijnë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri homazhe pranë varreve të dëshmorëve, Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Naim Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Pas homazheve, u zhvillua edhe ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorit Ilir Mërturi, në Parkun e Qytetit të Klinës.

Me këtë rast, Kurti tha se kjo pllakë është amanet për brezat që do të vijnë, që ta kuptojnë se liria është fituar mbi dhimbje të mëdha njerëzore dhe humbje të pakompensueshme.

“Medaljoni i kujtesës që porsa zbuluam sot për Ilir Mërturin në këtë park, që po ashtu mban emrin e tij, është shenjë e respektit shtetëror për flijimin e tij dhe e angazhimit tonë për të vërtetën historike. Është kujtesë që na thërret çdo ditë, që ta mbajmë Kosovën ashtu siç e deshën ata: të lirë, të zhvilluar e të përparuar, të denjë për sakrificën e tyre. Kjo pllakë është amanet për brezat që do të vijnë, që ta kuptojnë se liria është fituar mbi dhimbje të mëdha njerëzore dhe humbje të pakompensueshme njerëzish dhe se ruajtja e mbrojtja e saj kërkon përgjegjësi dhe përkushtim, si nga institucionet e shtetit ashtu edhe nga shoqëria mbarë”.

“Në fund të janarit 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës. 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë duke mbrojtur popullatën civile, ndërkaq nëntë civilë u ekzekutuan pa mëshirë. Lavdi dëshmorëve Mërturi, Gashi dhe Avdyli, dhe të gjithë dëshmorëve të të gjitha epokave të kombit shqiptar. Nderim të gjithë martirëve të lirisë”, u shpreh Kurti në fjalën e tij.

Latest from Blog

Theret me thikë një nxënëse në Pejë

Një nxënëse është therur me thikë para pak çastesh në Pejë. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë. Viktima është nisur me urgjencë drejt
Go toTop