January 13, 2026
1 min read

Zënka përfundon në të shtëna me armë në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë ditës së diel në Prizren.

Sipas policisë, dy persona janë përplasur verbalisht, e pastaj njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të personit që kishte pasur zënkë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me nëntë copë fishekë dhe në veturë dy gëzhoja ndërsa në vendin e ngjarjes janë identifikuar 10 vrima të shkaktuara në lokal.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop