February 16, 2026
1 min read

Zgjaten edhe për gjashtë muaj kontrollet kufitare nga ana e Gjermanisë

Gjermania do të vazhdojë kontrollet kufitare edhe gjashtë muaj pas 15 marsit, kur duhej të përfundonte si periudhë.

Kjo për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ka deklaruar ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, për numrin e së hënës (16.02.2026) të gazetës “Bild”.

Sipas raportimeve, njoftimi i ri po i dërgohet edhe Komisionit Evropian, ka raportuar gazeta, duke iu referuar burimeve brenda Qeverisë së kancelarit Friedrich Merz.

“Ne po i zgjasim kontrollet kufitare me vendet tona fqinje – kontrollet kufitare janë element i riorganizimit tonë të politikës së migrimit në Gjermani”, ka deklaruar Dobrindt.

Latest from Blog

Theret me thikë një nxënëse në Pejë

Një nxënëse është therur me thikë para pak çastesh në Pejë. Burimet e IndeksOnline kanë thënë se rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë. Viktima është nisur me urgjencë drejt
Go toTop