Pas betimit të kryetarit Përparim Rama, seanca inauguruese po vazhdon edhe me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndonjë propozim për këtë pozitë, por Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht Egzon Azemi, e ka propozuar Sokol Havollin e LDK-së, por ky i fundit nuk e pranoi propozimin në fjalë.
Emër për kryesues ka Lidhja e Prishtinës, që e ka propozuar sërish kryesuesin e deritanishëm, Fehmi Kupinën.
Emër për këtë pozitë s’ka as Partia Demokratike e Kosovës.