Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhen sot në takime të ndara, në një moment vendimtar për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Flamur Gajtani, Grupi Parlamentar i VV-së do të mblidhet nga ora 13:00, ndërsa ai i PDK-së nga ora 14:00.
Këto takime zhvillohen në orët e fundit para vendimeve kyçe për zgjedhjen e presidentit, në një periudhë kur skena politike në vend pritet të marrë drejtim përfundimtar lidhur me këtë çështje.