Screenshot
March 20, 2026
3 mins read

Zgjedhjet afër: ‘Gjenerali i Ushtrisë së ‘, “Jona Çitaku” shtron rikthimin e vet, propaganda e VV-së mprehet

S’i ka një javë kohë që kur ‘Facebook’-u i shkaktoi një humbje të madhe partisë Vetëvendosje kur profili i rremë i një gjoja-gruaje “Jona Çitaku” me dhjetëra mijëra ndjekës u mbyll. 

Dhjetëra mijëra përcjellësit e saj, me pëlqimet e shpërndarjet e tyre ndaj përmbajtjes që publikon ky profil, arrijnë ta bëjnë atë të përshkojë audiencë prej qindra mijërave. 

Figura të Vetëvendosjes të larta si Elvis Hoxha, Hysamedin Feraj, Haxhi Avdyli (etj.) madje ndërveprojnë hapur me profilin e rremë duke ia bartur postimet e “saj” edhe ndjekësve të tyre. 

Përmbajtja e këtij profili kap oktava të egra propagandistike, kryesisht në atë që njihet si “vrasje karakteresh” për kundërshtarët politikë, opinionistë, shoqëri civile, gazetarë, e deri edhe në qytetar që dhënë mendime të lira të tyre. 

Ky profil, e ashtuquajtura Jona Çitaku, megjithatë shlyerjen nga kompania “Meta” s’e ka marrë për goditje fatale. Ajo ka nisur të shtrojë rikthimin e saj përmes ndërrimit të emrit të një tjetri profili të rremë të një gjoja-gruaje, Afërdita Pacolli. Në profilin e saj, tek URL-ja, ka mbetur emri i vjetër i përdoruesit (shih, fotografinë). 

Krejt kjo në një kohë kur këto profile, që janë në dhjetëra, aktivizohen në orar të plotë: në fushatë zgjedhore për të shtyrë përpara, dhe të parët, tregimin partizan dhe elektoral të Vetëvendosjes.

Dhe, me Gjykatën Kushtetuese që pritet, argumentativisht, t’i jep të drejtë dekretit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për shpërndarje të Kuvendit, “gratë” e famshme të Vetëvendosjes janë aktivizuar në të gjitha cilindrat.

Jona Ç/Qitaku tash ka mbetur e ç/qoroditur: një profil Jona Çitaku, një tjetër Jona Qitaku. Dhe në të dyja ajo ka nisur të kryejë punën e vet. 

Mbyllja e profilit të saj, që shënoi goditje të madhe edhe për profilet e tjera që veçse gravitojnë nga përmbajtja e saj, erdhi pas fushatës së egër të “Jona Çitakut” ndaj Vjosa Osmanit që nisi me të madhe të shtyhej nga Vetëvendosje.

Dy ose tri ishin lajtmotivet që i shtynte përpara. Një: Vjosa Osmani konspiron dhe synon puç [sic] të shtyrë nga Edi Ramën. Dy: Aty është përfshirë [sic] Grenelli. Tre: Krejt kjo e fascilituar [sic] nga Baton Haxhiu. Pafund gjenerime me inteligjencë artificiale është e prodhuar për të dhënë këtë pamje me Osmanin duke kërcyer me Grenellin, Haxhiun dhe Ramën.

Në këtë tregim të “puçit” që po servohet te përkrahës tjerë të painformuar të Vetëvendosjes, jepet largimi i Elisa Spiropalit nga qeveria shqiptare, si gjoja “ajo erdhi në Kosovë dhe e paralajmëroi Kurtin për planin për puç.” Një tregim i tillë, i pambështetur, dhe fiktiv, ka gjetur audiencë të gjerë. Gjuha shkoi deri në atë pikë sa fjalët ndaj saj shkuan deri edhe në oktava “pushkatimi.”

Shembujt e propagandës:

Jona Çitaku, megjithëse qendrorja, ka edhe satelitët e vet prej profilesh gra të rreme të cilët rrethrrotullohen nga ajo, gjë që duket nga ndërveprimet që kanë me të prej pëlqimeve, shpërndarjeve, komentimeve, dhe të ndjekurve (etj.) që i kanë të përbashkëta.

Nacionale ka raportuar gjerësisht për dhjetëra profile të tilla, disa prej të cilave kanë ndërruar tashmë emrat dhe fotografitë (e vjedhura) të profilit. 

Kohëve të fundit, edhe pesë të tjera, në mesin e dhjetëra paraprakve, kanë nisur të akumulojnë ndjekës në mijëra dhe audiencë të gjerë, për çka Nacionale do të përmbledh në vijim mënyrën dhe përmbajtjen e tyre.

Latest from Blog

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të naftës, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe duke rritur frikën e një konflikti të zgjatur. Por ari, i cili zakonisht konsiderohet një strehë e
Go toTop