Pas një kohe të gjatë pa ujë, qytetarët e Prizrenit më në fund po furnizohen sërish me ujë të pijshëm.
Kompania “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ka përfunduar me sukses punimet për rehabilitimin e burimeve ujore në zonën e njohur si “40 Burimet”, nga ku furnizohet pjesa më e madhe e qytetit, raportoi gazetari Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Kjo ndërhyrje pritet të stabilizojë furnizimin me ujë për të gjithë Prizrenin, pas javësh me reduktime dhe ndërprerje të shpeshta.