November 27, 2025
1 min read

Zgjidhja për RTK-në: Murati arsyetohet si shefi i vet, ia lë fajin ish-opozitës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, uroi fillimisht Ditën e Forcës.

Në fjalën e tij, ai tha se qeveria në detyrë nuk është kursyer asnjëherë kur ka ardhur puna për ndarjen e buxhetit dhe për mbështetjen e ushtrisë.

“Mund ta them me krenari, se si qeveri nuk kemi kursyer asnjëherë kur ka ardhur puna për ndarjen e buxhetit dhe për mbështetjen e ushtrisë tonë, e që po besoj që me hapa shumë të shpejtë po merr formën e një ushtrie moderne, ndoshta më modernes në rajon”, u shpreh Murati.

Ai përmendi edhe ndarjen e mjeteve nga kategoria e kursimeve për punëtorët e RTK-së, për të cilin veprim tha se ishte improvizim i detyruar, teksa fajin ia la ish-opozitës për mosthemelimin e Komisionit të Buxhetit.

“Për pagat e transmetuesit publik, RTK, erdhi si zgjidhje emergjente, pra improvizim i detyruar për shkak të mungesës së zgjidhjes nga organi adekuat, në këtë rast Kuvendi, sepse partitë opozitare refuzuan kategorikisht që ta themelonin Komisionin për Buxhet”, u shpreh ai.

Ai shtoi se ndarja e mjeteve për RTK-në u bë sot, pasi sipas tij, është pritur që këtë detyrim ta kryejë Kuvendi i Kosovës, i cili tashmë është shpërndarë pas dështimit të VV-së për të formuar Qeverinë.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop