Një grua raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj.
Sipas raportimit të policisë, viktima dyshohet se ka dalë nga shtëpia mesditën e së dielës, derisa ende nuk dihet gjë për të.
Lidhur me rastin, ekipet relevante të policisë kanë nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen saj. Rasti po hetohet nga ekipet relavante policore”, thuhet në njoftim.