Zhdukja e 84-vjeçares Nancy Guthrie në ShBA, nëna e prezantueses së lajmeve televizive Savannah, po vazhdon të hetohet, ndërsa Policia ka dalë tashmë me detaje të reja.
Sherifi i Qarkut Pima, Chris Nanos, ka deklaruar se policia gjeti gjak në verandën e saj, ndërsa rasti po hetohet me intensitet.
Megjithatë, ai tha se akoma nuk ka një person që është identifikuar si i dyshuar kryesor, raporton BBC.
Ndryshe, kanë kaluar gati pesë ditë që kur Guthrie u zhduk nga shtëpia e saj në Tucson, Arizona.
Të mërkurën në mbrëmje, prezantuesja e NBC-së, Savannah Guthrie, dhe vëllezërit e motrat e saj postuan një videomesazh duke u lutur me lot në sy për kthimin e nënës së tyre.