August 15, 2026
1 min read

Zjarr i madh në Sfeqël të Podujevës, dyshohet se u shkaktua nga djegia e gomave

Një zjarr ka përfshirë një hapësirë të konsiderueshme në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se zjarri ka nisur nga djegia e disa gomave, ndërsa flakët më pas janë përhapur në zonën përreth.

Fatmirësisht, në afërsi të vatrës së zjarrit nuk ka shtëpi banimi, rrjedhimisht nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banorët.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me përmasat e dëmeve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop