January 8, 2026
1 min read

Zjarr në “Comodita Home” në Gjakovë, nuk ka të lënduar

Një zjarr i madh ka kapluar një objektin e Comoditas, në qytetin e Gjakovës.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka konfirmuar se janë evakuaar punëtorët.

Ai ka njoftuar se njësia emergjente, zyrtarët policor dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Graishta ka thënë se kanë pranuar mbështetje shtesë edhe nga njësitë e zjarrfikësve të Deçanit.

Sipas tij, prokurori kujdestar është i informuar për rastin, ndërkaq për detajet e tjera Policia e Kosovës do të dal me një njoftim zyrtar.

Latest from Blog

Go toTop