Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë raportuar 10 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave pesë mbeten aktive, ndërsa katër të tjera po monitorohen.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, të mbështetura nga 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.
Situata më problematike paraqitet në Krastë, ku zjarri ka shtuar intensitetin dhe është përhapur në një masiv pyjor. Në terren janë angazhuar edhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.
Vatra aktive raportohen edhe në Krujë, malin e Nemëçkës në Përmet dhe zonën Goraj–Budishë në Malësi të Madhe, ndërsa disa zjarre të tjera janë shuar ose janë vënë nën kontroll.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara, ndërsa operacionet dhe monitorimi po vazhdojnë në të gjithë territorin.
/Demantim News/