Situatë shqetësuese në Vranjefc, ku zjarri ka përfshirë disa toka bujqësore dhe po i afrohet shtëpive të banorëve.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.
Banorët janë të shqetësuar për rrezikun që zjarri të përfshijë edhe objektet e banimit, ndërsa disa prej tyre janë angazhuar për t’u ndihmuar zjarrfikësve në përballimin e situatës.
Thatësira dhe temperaturat e larta po rrisin rrezikun e përhapjes së zjarreve në zona të ndryshme.