February 13, 2026
1 min read

ZPS-ja nuk ka dhënë prova nëse (mos)veprimet e Selimit kanë pasur rol në kryerjen e krimeve, thotë avokati i tij

Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully në paraqitjen e fjalës përmbyllëse tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk e ka vërtetuar se veprimet ose mosveprimet  e Selimit si ministër i Rendit Publik kanë ndikuar në kryerjen e krimeve në aktakuzë.

Sipas tij, ekziston një mungesë e dokumenteve që mbështesin pretendimet e Prokurorisë Speciale.

“ZPS-ja nuk ka arritur të provojë argumentin e vet përtej dyshimit të arsyeshëm jo vetëm kaq, por ekziston një mungesë e tërë dokumentesh operative të dërguara nga  Ministria e Rendit Publik në drejtim të policisë ose e kundërta, e cila nuk e vërteton përfshirjen e Selimit dhe faktin që ai ka pasur kontroll mbi policinë”, ka deklaruar Tully.

“ZPS-ja nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e Selimit si ministër i Rendit Publik kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve në aktakuzë apo që ai është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë lidhur me kryerjen e krimeve në aktakuzë”.

Ai shtoi se Prokuroria duket se nuk është e vendosur sa i takon përshkrimit të autoritetit të Selimit.

“Në dosjen përfundimtare, Prokuroria duket që nuk është e vendosur për sa i takon përshkrimit të autoritetit të Selimit”.

“Në paragrafin 503 të dosjes përfundimtare të Prokurorisë, thuhet se Selimi ka pasur kontroll operativ mbi policinë”.

Latest from Blog

Go toTop