Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se ka trajtuar 54 raste për periudhën njëjavore të paraqitura në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mbrojtësit e viktimave në nivel të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, rastet kanë të bëjnë me:
48 raste – dhunë në familje;
1 rast – ngacmim seksual;
1 rast – sulm seksual;
1 rast – vrasje në tentativë;
1 rast – vrasje e rëndë;
1 rast – krime lufte;
1 – shkelje e UM-së;
6 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë;
17 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME);
2 kërkesa për vazhdim të UM-së;
1 kërkesë për ndërprerje të UM-së;
19 aktvendime të aprovuara;
92 seanca gjyqësore;
19 seanca në prokurori;
82 këshilla juridike;
7 aktgjykime dënuese;
1 kërkesë për kompensim nga fondi për viktima;
1 referim i rastit në polici;
3 përfaqësime të rastit në strehimore;
1 referim i rastit në ANJF;
3 referime të rastit në QPS.