FC Ferizaj ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Ade Oguns, i cili vjen në formë huazimi nga klubi belg KAS Eupen.
Oguns sjell me vete përvojë të madhe ndërkombëtare, duke u dalluar më herët si golashënues te Caracas FC në Venezuelë dhe te klubi afrikan Wydad AC.
Me ardhjen e tij, FC Ferizaj synon të rrisë forcën dhe konkurrencën në repartin ofensiv për pjesën e mbetur të sezonit.