AS Roma ka përfunduar marrëveshjen me Aston Villën për transferimin e Donyell Malen. Lajmi raportohet nga Gianluca Di Marzio, sipas të cilit tratativat mes dy klubeve janë mbyllur dhe operacioni konsiderohet i përfunduar.
Sulmuesi holandez do të transferohet te Roma me formulën e huazimit 2 milionë euro menjëherë, me detyrim blerjeje në fund të sezonit.
Vlera totale e marrëveshjes pritet të arrijë rreth 25–30 milionë euro, në varësi të kushteve të përcaktuara mes palëve, dhe kualifikimit apo jo në garat evropiane.
Malen është zgjedhur drejtpërdrejt nga drejtuesit verdhekuq për të përforcuar repartin ofensiv dhe për t’i dhënë më shumë shpejtësi e thellësi lojës së Romës në gjysmën e dytë të sezonit.
Lojtari ka dhënë miratimin për transferimin dhe pritet që në orët ose ditët në vijim të kryejë vizitat mjekësore përpara firmës në kontratë. Nga ana e saj, Aston Villa ka pranuar largimin e sulmuesit, duke mbyllur një operacion të rëndësishëm në merkato. Roma tani pret vetëm hapat formalë për ta bërë zyrtar kalimin e Malen në kryeqytetin italian.