January 27, 2026
1 min read

Zyrtari kryesor i ICE largohet nga Mineapolis

Zyrtari i emigracionit Gregory Bovino, i konsideruar si fytyra publike e operacionit të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave  në Mineapolis, do të largohet nga posti i tij, mes reagimeve të forta publike ndaj administratës së presidentit Donald Trump.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Bovino do të rikthehet në një detyrë të mëparshme në Kaliforni, ndërsa raportohet se edhe disa agjentë të tjerë federalë do të largohen nga qyteti.

Vendimi vjen pas protestave dhe kritikave të shumta pas vrasjes së Alex Pretti, 37 vjeç, infermier dhe shtetas amerikan, i cili u qëllua për vdekje gjatë një përplasjeje me agjentë të ICE. Ai ishte viktima e dytë e një incidenti të tillë në Minneapolis brenda këtij muaji.

Pavarësisht kritikave, administrata Trump ka përsëritur se mbetet e përkushtuar ndaj politikave të saj të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm.

Latest from Blog

Go toTop