Opinionisti Mentor Nazarko ka komentuar rastin pasiqë Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje Salih Mustafës për ta vizituar babanë e tij, Jahja Mustafa i cili vdiq dje pas një gjendje të rënduar shëndetësore.
Në emisionin “Kosova Today”, Nazarko tha se refuzimi mund të lidhet me ndikime të situatës parazgjedhore, pasi ditën e diel zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vend.
“Duhet të kemi parasysh një element që mund të frenojë gjykatën, si në rastin e Thaçit apo në rastin e Mustafës, dhe që ka ndikim potencial në një situatë parazgjedhore. Kjo është arsyeja më e fortë, mendoj unë, që lidhet me njerëzit me karakter organizativ që e kanë penguar vizitën”, tha Nazarko.