Policia shqiptare ka shoqëruar disa të rinj pranë Kishës Ortodokse në Tiranë, në kuadër të ndërhyrjeve gjatë protestës që po zhvillohet në kryeqytet.
Efektivët kanë ndërhyrë në këtë zonë, ku disa nga protestuesit janë shoqëruar, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme pas lëvizjeve të turmës në rrugët e qytetit.
Ndërhyrja e policisë vjen pas incidenteve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës, teksa autoritetet po përpiqen të vënë situatën nën kontroll dhe të shpërndajnë pjesëmarrësit në demonstratë.