December 26, 2025
1 min read

E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kolpik të Malësisë së Madhe të premte, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

I riu sipas policisë ishte duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore.

“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, tha policia lokale në një njoftim paraprak.

Latest from Blog

Alba çka i ke bërë kështu vetes?

Ish-banorja e “BBVK”, Alba Pollozhani ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas publikimit të tri fotografive të reja, të cilat kanë nxitur shumë reagime. Në imazhet e fundit, ish-banorja e
Go toTop