A house fire started at 3831 Dupont Ave N in Minneapolis, which spread to next door 3827 Dupont Ave N early in the morning of February 6, 2013.
January 16, 2026
1 min read

Konfirmohet një viktimë nga djegia e shtëpisë në Gracë të Vushtrrisë

Një grua e moshuar e nacionalitetit serb e ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që e ka kapluar një shtëpi në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Kjo u konfirmua, nga komandanti i Zjarrfikësve të Vushtrrisë Fadil Hyseni.

“Operacioni ka përfunduar. Është konstatuar vdekja e viktimës dhe trupi i saj është tërhequr nga ekipet përcjellëse. Zjarrin kemi arritur ta lokalizojmë”, deklaroi ai.

Për rastin detaje ka dhënë edhe Policia, përmes zëdhënësit rajonal të Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Me datën 15 janar 2026, rreth orës 22:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë, një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri , në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare. Ekipet emergjente mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes”, tha Zaiti.

“Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, theksoi ai.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop