January 22, 2026
1 min read

Telefona të fshehur dhe rend i rreptë: Sfidat e sigurisë në Burgun e Sigurisë së Lartë

Naser Thaçi, Udhëheqës për Siguri në Burgun e Sigurisë së Lartë, ai që kujdeset për sigurinë e këtij institucioni të sigurisë, tregon se stafi është gjithmonë i gatshëm të ballafaqohet me çdo situatë.

Ata ndjekin strategji të posaçme pune për të menaxhuar dhe mbikëqyrur të gjithë ata që kanë kryer vepra të rënda sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, duke siguruar që rendi dhe siguria të mbeten të pakontestueshme brenda institucionit.

“Ka metoda me bisedë me ta tu punu, tu u mundu me i bindë, me ua spjegu rutinat ditore edhe rendin shtëpiak të BSL-së rregullat që janë brenda institucionit që nëse bën shkelje ki me pas masa diciplinore, nuk ki me pas beneficione, nuk ki me pas vizita të rregullta, nuk ki me pas telefonata, ki me dëmtu edhe mljen edhe veten, me anë të regjimeve që në BSl i aplikojmë regjimet themelore që është këtu për raste keim shumë të rralla të vetmisë dhe çdo sen me anë të punës dhe profesionalismit të stafit korrektues”, thotë Thaçi.

Më tej, ai tregon se puna e stafit, jo vetëm në BSL, por në të gjitha burgjet, është një punë shumë e rëndë pasi thotë se atyre iu bie të jetojnë me të burgosur.

“Është kogja e ranë, duhet me kanë shumë i matun, duhet me kanë shumë i diciplinum, duhet me ditë me dhënë përgjigje të sakta dhe të mira edhe mos me premtu e mos me mujt me i realizu kërkesat që i kanë të dënuarit, por atë kërkesë, shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të tyne duhet me kanë sa më profesional me i shqyrtu drejtë edhe mirë”, ka treguar Thaci 

Latest from Blog

Go toTop