Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për manipulim të votave.
Si rezultat i këtij aksioni, një komisioner nga partia e Emilija Rexhepit, është në mesin e të arrestuarve.
Këtë e ka konfirmuar, avokati Blend Gjini.
Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit dhe se i dyshuari kishte funksionuar si komisioner i kësaj partie.
“Unë përfaqësojë komisionerin e partisë së Emilja Rexhepi. Ai tani është arrestuar, por për mua si avokat është e çuditshme se Policia ka kërkuar që telefoni të dorëzohet menjëherë”, tha ai ndër të tjerash.