January 27, 2026
1 min read

Zjarr i madh në tri objekte në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare

Një 12-vjeçare është asfiksuar pasi një zjarr i madh përfshiu tri banesa mbrëmjen e së hënës në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës.

Siç raporton Euronews.al, 12-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e parë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Latest from Blog

Parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius,
Go toTop