January 28, 2026
1 min read

Vërshimet rritën nivelin e lumit: Si ndodhi tragjedia që ia mori jetën Zejn Zejnhullahut?

Detaje të reja lidhur me rastin tragjik të ndodhur mbrëmë në Gadime të Lipjanit, ku nxënësi i shkollës “Zenel Hajdini”, Zejn Zejnhullahu humbi jetën pasi ra në lumë.

Gazetarja ka intervistuar qytetarin që nxori nga lumi Zejnin e ndjerë, Petrit Danqi, i cili ka konfirmuar se në momentin kur kanë dalë nga uji, vogëlushi ka pasur ende puls.

Siç thekson Bajrami, Danqi kishte thënë se mbrëmë niveli i ujit të lumit ishte rritur, si pasojë e vërshimeve.

Po ashtu, ajo ka intervistuar edhe drejtorin e shkollës ku ka vijuar mësimet i ndjeri, Skender Ademi, i cili ka deklaruar se Zejni  kur ka dalë nga shkolla nuk kishte përdorur rrugën e zakonshme për në shtëpi, por e ka ndryshuar atë.

“Si të gjithë, ai ka dalë nga klasa me të gjithë shokët e tij. Ai ka qenë me një vajzë me të cilën janë afër me shtëpi, dhe janë drejtuar për në shtëpi bashkë. Kur janë afruar afër një lagjeje të Limanëve, papritmas prindi i kësaj vajze, pra shoqes së tij, e merr vajzën dhe i bën një kërkesë që edhe Zejnën ta merrte me vete. Por ai me këmbëngulje ka thënë se “nuk dua të vi dhe se dua të shkoj ta blej një kifle e ta vazhdoj rrugën”. Nuk ka pranuar assesi dhe ka vazhduar rrugën vetë. Ka zgjedhur një rrugë më të shkurtër e me probleme dhe papritmas ka rënë në lum”, tha drejtori.

Gazetarja ka vizituar edhe familjen e Zejnit të vogël, ku bëri të ditur se të njëjtit janë në gjendje të rënduar emocionale.

Sipas Bajramit, nesër do t’i jepet lamtumira e fundit të miturit.

Latest from Blog

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime. Fillimisht, u miratua kërkesa për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 € (dy milionë
Go toTop