January 29, 2026
1 min read

Seancë gjyqësore sot ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot me fillim nga ora 09:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Seanca është e para e vitit 2026, që i prin ciklit të seancave të mëparshme, e që në atë  të fundit u paraqitën video-incizime që, sipas prokurorisë, tregojnë takimet dhe lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes.

Mes pamjeve të prezantuara ishin edhe momente nga darka e Liridonës me familjen, si dhe lëvizje që ndërlidhen me të akuzuarin Granit Plava.

Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar.

Prokuroria tha se ekzistonte marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma dyshohet se ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.

Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop