January 29, 2026
1 min read

Lokalizohet zjarri në Rrugën B, Policia nis hetimet

Sot rreth orës 07:00, Policia ka pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë një lokal në Rrugën B në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kryeqytetit, Enis Pllana, ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe ekipet e policisë dhe zjarrfikësve ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, tha Pllana.

Njëherësh lidhur me rastin ka folur edhe Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop