January 29, 2026
1 min read

Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”, për të përforcuar menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Siç ka shkruar Rama në Facebook, në bazë të kësaj marrëveshjeje, sot ka nisur angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në qytet.

“Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, shkroi  ndër të tjerash i pari i kryeqytetit.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop