Dy persona janë ndaluar për 48-orë nën dyshimin për manipulim votash në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
E njëjta e cila ndodhet në terren, paraprakisht tha se rreth 30 persona të dyshuar për manipulim të votave në Prizren, janë duke u intervistuar nga organet e drejtësisë.
Sipas këtyre burimeve, të gjithë këta persona kanë shkuar vetë për intervistim, pa pasur nevojë për ndërhyrje të Policisë.
Po ashtu, zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Prizren është ndaluar për 48 orë pas aksionit të Prokurorisë Themelore.