January 30, 2026
1 min read

Mbahet sot seanca e Kuvendit të Zubin Potokut, në rend dite largimi nga Asociacioni i Komunave

Sot do të mbahet seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për këtë vit.

Në këtë seancë pritet që kuvendi të mblidhet për të vendosur lidhur me largimin e komunës nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Shumica e asamblistëve, të cilët janë me nacionalitet serb, pritet të votojnë pro këtij vendimi.

Pas miratimit nga Kuvendi i Zubin Potokut, vendimi do të dërgohet për shqyrtim më tej për të përcaktuar nëse do të hyjë në fuqi ose jo. 

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop