February 2, 2026
1 min read

”Ma ka qitë fotografinë e Hashim Thaçit në tokë, por, nuk e kam shkelë”, ish e burgosura tregon tmerrin që ia shkaktoi gardianja serbe

Në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e akuzuara Nadica Cvetkoviq u deklarua e pafajshme ndaj akuzave se, në cilësinë e gardianes në Burgun e Prishtinës dhe në burgun paralel në Lipjan, ka kryer krime lufte gjatë periudhës së luftës.

Pas përfundimit të seancës, para mediave foli ish-e burgosura politike Zahrije Podrimqaku, e cila mes lotësh rrëfeu për rrahjet, kërcënimet dhe keqtrajtimet që, sipas saj, ia kishte shkaktuar gardiania serbe Nadica Cepenkoviç në burgun e Lipjanit.

Podrimqaku tregoi se ishte dhunuar rëndë fizikisht dhe psikologjikisht, duke përmendur edhe një moment të rëndë.

“Ma ka desh qysh më ka bo nana. E ka qitë foton e Hashim Thaçit në tokë dhe nuk e kam shkelë. Në fund i kam thënë nxirre revolen edhe vramë edhe më tha ky është vendi ku i kemi gri shqiptarët dhe edhe ti nëpër këtë makina ke me kalu,” rrëfeu ajo.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop