February 3, 2026
1 min read

Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, 21 të dyshuarit për manipulim të votave në Mitrovicë do të mbrohen në liri

21 të dyshuarit për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në komunën e Mitrovicës, janë liruar të mbrohen në liri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjyqtari kompetent ka refuzuar urdhrin e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj 21 të dyshuarve dhe të njëjtit janë liruar të mbrohen në liri.

“FALSIFIKIM I REZULTATEVE TE VOTIMIT Qendra e numërimit në Mitrovicë / 29.12.2025-02-01.2026 – 08:00. Lidhur me rastin, me 02.02.2026 gjyqtari kompetent ka refuzuar urdhrin e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj 21 të dyshuarve dhe të njëjtit janë liruar të mbrohen në liri”, thuhet në raportin e policisë.

Policia në raportin e sotëm po ashtu ka njoftuar se mbi dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në Malishevë, edhe një person është prangosur ditën e djeshme.

Me 02.02.2026  lidhur me rastin në vazhdimësi të hetimeve është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin  e Policisë së Kosovës.

Ditëve të kaluara janë ndaluar e paraburgosur edhe komisionerë e vëzhgues të qendrave të numërimit në Prizren e komuna të tjera. 

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop