Në moshën 64 vjeçare ka ndërruar jetë arkitektja Luljeta Gashi.
Lajmi është i ditur nga familjarët e saj dhe nga shkolla 28 Nëntori në Prishtinë, aty ku e ndjera kishte punuar.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta
Luljeta Gashi (12.04.1962), arkitekte dhe mësimdhënëse e shquar, e cila për dekada me radhë kontribuoi me përkushtim në arsimin profesional dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
E lindur në Pejë dhe e shkolluar në Prishtinë, ajo përfundoi studimet në Degën e Arkitekturës në vitin 1987. Që nga viti shkollor 1999/2000, Luljeta Gashi ishte pjesë e pandashme e procesit arsimor, duke ligjëruar lëndë profesionale si: Bazat e projektimit, Grafika arkitektonike, Materialet ndërtimore, Vizatimi arkitektonik dhe Maketimi” thuhet ndër tjera në njoftim.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot me 3 shkurt, në ora 14:30 në varrezat e qytetit në Dragodan, Prishtinë.