February 3, 2026
1 min read

Me ftesë të presidentit, presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në Emirate të Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar zyrtarisht në Emirate të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion.

Presidentja Osmani në këtë samit është ftuar nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, lartmadhëria e tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Në Samit do të marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me të cilët presidentja do të ketë takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta strategjike.

Gjatë vizitës, presidentja Osmani do të marrë pjesë në sesione kyç të samitit, ku do të mbajë ndër fjalimet kryesore. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në sesione të ndryshme të forumit dhe tryeza tematike.

Samiti Botëror i Qeverisjes shërben si një platformë globale që bashkon liderë, organizata ndërkombëtare e kompani për të diskutuar të ardhmen e qeverisjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop