February 5, 2026
1 min read

Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë ende një datë të saktë se kur do të thërrasë mbledhjen për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklarua se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare dhe institucionit i duhet të presë përfundimin e tyre.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, tha Elezi.

Latest from Blog

Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë filluar një “valë të gjerë sulmesh” kundër infrastrukturës që i përket grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani në Libanin jugor. Ajo thotë se sulmet
Go toTop