Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Skënder Qeku” në Qyshk të Pejës nuk do të lejohen më të mbajnë telefonat gjatë kohës së mësimit.
Këtë vendim e ka marrë drejtuesja e shkollës, Drenusha Radoniqi, e cila e konfirmoi përmes një interviste në emisionin “Ora 7” me korrespondentin Valdrin Daci.
Sipas vendimit, çdo nxënës është i obliguar që para fillimit të orëve të dorëzojë telefonin në dollapin e caktuar të shkollës. Në rast se telefoni nuk dorëzohet, ai do t’i merret nxënësit dhe nuk do t’i kthehet deri në fund të vitit shkollor.