February 6, 2026
1 min read

Falsifikimi me vota: Ndalohet për 48-orë një kryesuese tjetër në Deçan

Pas autorizimit të Prokurorisë në Pejë për hetimet lidhur me procesin zgjedhor të numërimit të votave, një person tjetër u arrestua dhe u ndalua për 48-orë nga Policia e Kosovës.

Bëhet fjalë për shefen e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Manjolla Shala. 

E njëjta është intervistuar si kryesuese e një qendre votimi në Deçan për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.

 Rastin e ka konfirmuar në ndërkohë edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesuese për rastin e procesit të numërimit të votave në Deçan. Brenda afati ligjor, prokurori shtetit do parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, ka thënë Nikçi

Latest from Blog

Go toTop